Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi, i vetëdijshëm për atë që e pret: Pa trofe do të ketë pasoja

Trajneri i Barcelonës, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Villarrealit, duke e bërë të qartë se duhet të fitojë patjetër trofe që të mund të vazhdojë punën në stolin e “blaugranave”.

“Nuk mund të ndalem, kjo është situata e skuadrës, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Jemi tri pikë nga vendi i parë dhe e përsëris se synimi mbetet të fitojmë trofe. Kemi një skuadër që mund të fitojë, vazhdoj me të gjitha shpresat, edhe pse kanë ardhur shumë kritika këtë javë. Kritikat me inkurajojnë. Nëse ju lë të lexoni mesazhet, do të duket sikur më ka vdekur një i afërm. Pa trofe do të ketë pasoja, do të vijë një trajner tjetër. Do ta kuptoja nëse presidenti do të donte të më thoshte diçka,  por ai nuk më tha asgjë. Kjo është Barcelona, ​ duhet të fitojë trofe, ky është qëllimi i këtij sezoni”.

Xavi i doli në mbrojtje kapitenit Busquets kur u pyet për paraqitjet e tij të dobëta.

“Kur Barcelona humbet, jemi të gjithë të kryqëzuar, pasi bëhet fjalë për Barcelonën. Për mua nuk ndryshon asgjë, Busquets mbetet kapiteni i ekipit. Gjëja më e rëndësishme është bashkimi, që më bën të besoj se ne do të bëjmë diçka”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...