Merkato

Xavi kërkon mbrojtës për Barcelonën, pretendon dy lojtarë me parametër zero nga Chelsea

Barcelona do të kërkojë të rimëkëmbet shpejt nga situata e vështirë në këto dy sezonet e fundit, teksa blaugranët besojnë te aftësitë e të sapoemëruarit Xavi Hernandez. Tekniku, i cili e njeh mirë ambientin e klubit do të mendojë për të rikthyer mentalitetin e dikurshëm si në kohën kur luante vetë në fushë, ndërsa një tjetër aspekt për të cilin 41-vjeçari po kujdeset është edhe merkato.

Së fundmi, tekniku i ka bërë të ditur drejtuesve edhe dy emra për repartin difensiv duke qenë se mbrojtja është kthyer në një pikë të dobët për katalanasit. Të preferuarit e Xavi janë dy futbollistë të Chelsea dhe fjala është për Cesar Azpilicueta e Andreas Christensen.

Një e veçantë për lojtarët është se të dy janë në skadencë kontrate me klubin anglez dhe Barcelona mund t’i përfitoj me parametër zero sezonin e ardhshëm. Te blaugranët kanë besim se tratativa mund të mbyllet me sukses pasi në këtë sezon, Azpilicueta dhe Christensen nuk konsiderohen të paprekshëm në formacionin e trajnerit Tuchel.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency