Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi kërkon titullin ndaj Espanyolit të Bares: Pres betejë në fushë, Pique është i ftuar!

Mbrëmjen e së dielës, Barcelona ka shansin e artë për të fituar titullin kampion në RCDE Stadium teksa i duhet trepikëshi në derbin ndaj Espanyol. Sigurisht, në një sfidë kaq të ndjerë për tifozerinë, Espanyol i Keidi Bares pritet t’i bëjë rezistencë të larta blaugranave aq më tepër që vendasit luftojnë për të qëndruar në LaLiga.

Trajneri Xavi Hernandez e di mirë këtë dhe në konferencë për shtyp u shpreh se pret betejë në fushë ndërsa theksoi se për ndeshjen që mund të vulosë titullin, i ftuar do të jetë edhe Gerrard Pique i cili u tërhoq nga futbolli disa muaj më parë dhe ishte protagonist me Barçën në fillimin e sezonit.

Lexo edhe:

“Ndaj Espanyol kemi mundësinë e parë për të fituar titullin, ky shans na bën të ëndërrojmë. E doja sa më parë dhe më mirë që është në derbi, pres një Espanyol shumë agresiv. Atyre iu duhen pikët në këtë moment dhe përballen dy skuadra me motivacion të ndryshëm. Jemi gati dhe e kemi përgatitur maksimalisht ndeshjen. LaLiga është një trofe që peshon shumë, për mua nuk kishte rëndësi nëse e fitonim në fushën e Realit apo në atë të Espanyolit.

Pique? Është i ftuar të marrë pjesë në festë, është një rast special ky i Pique. Ai nuk ka shkuar në një skuadër tjetër, ai është tërhequr nga futbolli dhe sigurisht i takon të jetë pjesë e festës në rast se sigurojmë titullin kampion”, u shpreh Xavi.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...