Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi këshillon drejtuesit e Barçës për merkaton: Mos firmosni me Mane dhe Aubameyang

Ish futbollisti legjendar i Barcelonës Xavi Hernandez, i cili aktualisht është trajner i skuadrës nga Katari Al Grharrafa, u ka dhënë disa këshilla merkatoje drejtuesve të klubit “blaugrana”, duke “skarcuar’ dy prej objektivave të kësaj vere.

Bëhet fjalë për emra si Pierre Emenick Aubameyang dhe Sadio Maner, konkretisht sulmues të Arsenalit dhe Liverpoolit, që ndiqen me mjaft interes nga drejtuesit katalanë, por që për Xavin nuk janë aspak të përshtatshëm për lojën e Barcelonës.

“Mane dhe Aubameyang janë dy sulmues të jashtëzakonshëm, që kanë aftësi “të të vrasin” kur kanë hapësira, por nuk janë të përshtatshëm për lojën e Barcelonës. Mënyra e lojës me qarkullim të dendur të topit dhe kontroll të tij për një kohë të gjatë, kërkon futbollistë që dinë të luajnë në zona të ngushta, cilësi që Mane dhe Aubameyang nuk i kanë”, deklaroi Xavi.

Ish kapiteni u përfol se do të merrte drejtimin e Barcelonës gjatë muajit janar kur u shkarkuar Valverde, por atëherë Xavi refuzoi, ndërsa tani pret një shans të dytë për t’u ulur në pankinën e klubit të tij të zemrës, ndaj sugjeron edhe një emër për blerje gjatë merkatos së kësaj vere.

“Do të doja që të rikthenin Neymar, një njeri që e njeh mjaft mirë ambientin, spektakolar në lojën me top dhe mbi të gjitha me një sens mjaft pozitiv. Jam i bindur që rikthimi i tij do të ishte një sukses për Barcelonën”, tha spanjolli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...