Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Xavi: Me Napolin shanset janë 50-50, luajmë kundër kampionëve të Italisë

Për trajnerin e Barcelona-s, Xavi Hernandez ndeshja ndaj Napoli-t në Champions League, e vlefshme për takimin e parë të 1/8-ave, nuk ka për të qenë aspak e thjeshtë.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi ai foli në veçanti për rikthimin pas dy vitesh mungesë në këtë raund, teksa theksoi se kjo gjë u jep shpresë për të ecur përpara.

Lexo edhe: 

“Për ne, rikthimi në 1/16-at paraqet shpresë. Duam të arrijmë në çerekfinale. Ndaj Napolit do të duhet të tregojmë gjithçka që kemi punuar, ka kushtet për të luajtur një ndeshje e madhe”-tha fillimisht kreu i kalatalanasve.

Më tej, ai theksoi se do ta kenë të vështirë në këtë përballje duke ditur se Napoli ka ndërruar trajner, por edhe për faktin se luajnë kundër kampionëve të Italisë.

“Napoli ka ndërruar trajner në mënyrë befasuese. Nuk është e lehtë të përgatitësh ndeshjen me këtë ndërrim trajneri, por duhet të tregojmë personalitet dhe të bëjmë gjithçka mirë në sulm dhe në mbrojtje sepse po luajmë kundër kampionëve të Italisë. Politano, Osimhen dhe Kvaratskhelia formojnë një sulm të madh, janë lojtarë të nivelit të lartë”-vijoi Xavi.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...