Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi merr vendimin për Europa League, tekniku zbulon të “përjashtuarin” nga lista

Barcelona ishte e detyruar nga rregullat e UEFA-s, që për kompeticionin e Europa League të mund të federonte vetëm tre futbollistë nga katër që transferoi në merkaton e janarit. Në këtë formë, një mes Ferran Torres, Adama Traore, Pierre Emerick-Aubameyang dhe Dani Alves duhej të mbetej jashtë.

Së fundmi, trajneri Xavi Hernandez ka marrë vendimin ndërsa ka menduar të lërë jashtë listës europiane mbrojtësin Brazilian, Alves.

Duke u nisur edhe nga mosha e këtij të fundit, tekniku ka menduar ta ketë të gatshëm dhe të fokusuar 38-vjeçarin te kampionati ndërsa në Europë sulmuesit Aubameyang dhe Traore së bashku me Ferran Torres mund t’i shtojnë më shumë rrezikshëmëri katalanasve. Kujtojmë se në fazën e 1/16-tave, Barcelona do të përballet me Napolin.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...