Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Xavi mes emrave historikë, i pesti që e fitoi titullin si lojtar dhe trajner i Barcelonës

Xavi Hernández, 43 vjeç, është tashmë pjesë e legjendave të Barcelonës, që kanë arritur të shpallen kampion si lojtarë dhe si trajnerë “blaugrana”.

Fitorja kundër Espanyolit (4-2), të dielën, i mundësoi Barçës të festonte titullin e 27-të në historinë e klubit, i pari me Xavin në komandën teknike të skuadrës.

Një trofe që ish-mesfushori spanjoll e bashkon me tetë tituj që fitoi në La Liga gjatë 16 sezoneve si futbollist.

 

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, një punë e bërë mirë. U deshën dhjetë muaj sakrifica dhe përpjekje. Lojtarët dhe tifozët e meritojnë. Ky titull i jep stabilitet projektit, duhet të ndjekim këtë rrugë”, tha ai pas ndeshjes.

Para Xavit, vetëm katër emra historikë arritën ta fitonin titullin si lojtar dhe më pas si trajner. Ata janë: Josep Samitier (1 si lojtar/1 si trajner); Johan Cruyff (1/4); Pep Guardiola (6/3); dhe Luis Enrique (2/2).

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...