Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Xavi nuk fshihet: Fitoj Superkupën, përndryshe do të më vrisni!

Barcelona sfidon Real Betis sonte (20:00) në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, përballje që do transmetohet në SuperSport. Xavi fitoi 25 trofe me Barcelonën si futbollist, ndërsa tani synon të parin si trajneri i skuadrës së zemrës.

Në konferencën për shtypin, 42-vjeçari nuk u fsheh dhe deklaroi se Barcelona do të bëjë gjithçka për të siguruar trofeun, ndërkohë që nuk e kursen batutën. Nëse sonte vjen fitorja, Barcelona do të sfidojë Real Madrid në finalen e madhe të se dielës.

Dëshirat dhe pritshmëritë e mia janë të njëjta prej ditës së parë që mora drejtimin e Barcelonës: unë jam këtu për të fituar trofe. Nëse nuk fitojmë trofe këtë sezon, ju do të më vrisni!”, deklaroi Xavi duke buzëqeshur.

Trajneri vazhdon: “Kemi shansin të fitojmë trofe pas katër ditësh. Do të provojmë të fitojmë Superkupën e Spanjës, kam shumë besim se do ia dalim.

Do të na jepte shumë forcë fitimi i Superkupës, përndryshe do të provonim zhgënjim të madh. Do të ishte një trofe i humbur, nuk kemi pse fshihemi, kështu që duhet të luftojmë fort dhe të japim 100%.

Morali dhe atmosfera janë shumë të mira. Do të ishte një çlirim i madh fitimi i këtij trofeu, por të shohim çfarë do të rezervojë fusha”, deklaroi trajneri i skuadrës katalanase.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...