Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi projekton  ndryshime në formacion, është momenti i talentit 19-vjeçar

Xavi Hernández do të bëjë ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen kundër Villarrealit. Ai kërkon një reagim pas fiaskove të fundit, në “El Clasico” dhe Champions. Trajneri i Barcelonës ka vendosur të bëjë rotacion dhe futbollisti që do të përfitojë më shumë do të jetë Ansu Fati.

Sulmuesi i Barçës, i cili ka luajtur në tre pozicione në sulm në këtë fillim sezoni tashmë e ka lënë pas dëmtimin. Xavi e ka ingranuar gradualisht në formacion.  Ai ka marrë pjesë në 13 ndeshjet e luajtura, 9 në La Liga dhe 4 në Champions, por ka vetëm 390 minuta në këmbë. Në vetëm dy sfida e ka nisur titullar, kundër Viktoria Plzen dhe Mallorcas. Pavarësisht pranisë së fragmentarizuar, ai ka shënuar dy gola, ndaj Real Sociedadit dhe Cádizit, si dhe ka dhënë tri asistime. Edhe në “El Cásico” fundjavën e kaluar, luajti një rol vendimtar në golin e Ferran Torres.

Performanca e tij në Santiago Bernabéu, vetëbesimi dhe nevoja për ndryshime e kanë bindur Xavin që t’i rezervojë një fanellë titullari ndaj Villarealit.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...