Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi s’e ka në plane/ Barça e nxjerr në merkato, shoku i Messit drejt Serie A

Xavi nuk e ka më në planet e së ardhmes, Barcelona po mendon ta shesë dhe Juventusi është gati të përfitojë. Flasim për Jordi Albën, i cili ka nisur sezonin e 11-të në “Camp Nou”. Anësori i majtë, një nga miqtë më mirë të Lionel Messit, po aktivizohet fare pak këtë sezon.

Trajneri i ka dhuruar vetëm 216 minuta mes kampionatit dhe La Liga-s. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2024, por katalanasja Sport.es thekson se largimi i Jordi Albës mund të ndodhë në fund të këtij sezoni.

E ardhmja mund të jetë Serie A, aty ku Juventusi dhe Max Allegri janë gati ta mirëpresin krahëhapur 33-vjeçarin spanjoll, i cili ka fituar 15 trofe me fanellën e Barcelonës. Nga ana tjetër, klubi iberik ka piketuar një kolumbian në linjën e majtë. Ai është Daniel Ruiz Rivera.

21-vjeçari (mesfushor dhe sulmues i majtë) është pjesë e Millonarios dhe drejtuesit e Barcelonës e ndjekin prej kohësh. Por, ata duhet të fitojnë rivalitetin me Manchester City dhe Benfikën, të cilët dërguan emisarët e tyre për ta ndjekur nga afër në finalen e Kupës së Kolumbisë (Junior-Millonarios 1-0).

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...