Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Xavi Simons refuzoi propozimin e Real Madid, ish-lojtari i “Los Blancos”: Do bëhet më i miri në botë

Xavi Simons po zhvillon një edicion mjaft të mirë me PSV teksa deri më tani ka shënuar 11 gola. Ai është shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit. Edhe pse vetëm 19-vjeç ai është kthyer në një titullar fiks në skuadrën nga Eindhoven dhe pritshmëritë për të sa vijnë e rriten.

Ish-futbollisti i Real Madrid, Rafael Van der Vaart rezervon fjalët më të mira për holandezin. Ky i fundit u grumbullua dhe nga trajneri i kombëtares së “Tulipanëve” në Kupën e Botës. Van der Vaart beson se Simons mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës”.

Lexo edhe:

Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë. Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë, ku nënshkroi për PSV deri në vitin 2027.

Lojtari është formuar në akademinë e Barcelonës, ndërsa vetë ai tregon se nuk ka patur një eksperiencë të kënaqshme në Katalonjë. Simons shfrytëzoi mundësinë për të ikur si lojtar i lirë tek PSG, por nuk gjeti dot hapësira dhe te Kampionët e Francës. Tani, në Holandë, ai duket se po bën hapin e madh të karrierës, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...