Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi sqaron të ardhmen: Rinovimi zyrtarizohet së shpejti, nuk jam problem për klubin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Real Betisit në kampionat, ku pyetja kryesore e medieve spanjolle ishte e ardhmja e teknikut 43-vjeçar:

“Kam folur me presidentin dhe me drejtorin Deco, trajneri duhet që të ketë vazhdimësi në fitimin e titujve dhe jo në kontrata të gjata. Nuk do të jem problem për klubin. Kemi një skuadër fantastike, rinovimi im do të bëhet zyrtar së shpejti, nuk kam dyshime.

Më tej tekniku katalanas u ndal te talenti 16-vjeçar Lamie Yamal, që bëri debutimin e tij me përfaqësuesen e Spanjës, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës:

Lexoni edhe:

“Lamine trajtohet njësoj si gjithë të tjerët. Deri para pak kohësh nuk kishte ende siguri të përfshihej në grumbullime për ndeshjet, tani është komplet e kundërta. Më pëlqen pasi është një lojtar me personalitet, deri më tani është në rrugën e duhur-mbylli deklaratën e tij trajneri Xavi Hernandez, në prag të ndeshjes Barcelona-Real Betis, e vlefshme për javën e 5-të të La Ligas, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport/ DigitAlb.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...