Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi: Tani Felix është i lumtur, Cancelo e “lexon” lojën se e ka stërvitur trajneri më i mirë

Në pritje të Real Madrid, Barcelona është ngjitur në krye të LaLigas falë triumfit 5-0 ndaj Betis. Katalanasit u shfaqën dominues në fushë dhe nuk i lanë asnjë shans kundërshtarit. Mekanizmat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez funksionuan për mrekulli ndërsa pas sfidës, tekniku i blaugranave komplimentoi dy prurjet e fundit të merkatos, Joao Felix dhe Joao Cancelo.

“Të dy Joaot i shoh shumë të lumtur, janë në klubin e ëndrrave të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë. Bënë diferencën ndaj Betis dhe e kanë ngritur shumë nivelin e skuadrës. Sigurisht bëhet fjalë për dy lojtarë me shumë cilësi dhe duhen menaxhuar mirë.

Cancelo e “lexon” shumë mirë lojën, kjo edhe pse është stërvitur nga trajneri më i mirë (Guardiola te City). Nga ana tjetër, Felix interpretoi në mënyrë të shkëlqyer atë çfarë i kërkuam, kemi punuar shumë duke i treguar video. Të dy ata na japin më shumë alternative pasi fitojnë duele, krijojnë hapësira dhe thyejnë linjat e kundërshtarëve”, u shpreh Xavi.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...