Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Xhafa: Kupa ka specifikë tjetër, nuk hidhemi në aventurë!

Tirana-Flamurtari është edhe sfida më e rëndësishme e ruandit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Ky kompeticion është treni i vetëm për bardheblutë për të kapur Europën dhe Tirana e vlerëson shumë Kupën. Përpara mediave për të folur për këtë sfidë nuk doli trajneri i bardhebluve por ndihmësi i tij, Erjon Xhafa, i cili theksoi se kryeqytetasit do të luajnë me kujdes në sfidën e parë dhe nuk do të hidhen në aventurë.

KUPA – “Kupa kë një specifikë tjetër nga kampionati, ku ndeshja vendoset në 90 minuta. Këtu duhet të luajmë edhe me llogaritë e ndeshjes së dytë, që do të thotë që nuk mund të kalojmë në aventurë që në ndeshjen e parë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse na jep mundësinë edhe ndeshje e kthimit të kemi kohë për rikuperim e takimit”.

PROBLEMET E KUNDËRSHTARIT – “Nuk shohim në shtëpinë e tjetrit, shohim problemet tona. Flamurtari mund të ketë probleme nga më të ndryshmet, ama kontingjenti, stafi, trajneri janë ata që mbyllën kampionatin. Nuk mendoj se një lojtar kur futet në fushë mendon problemet që ka. Ai futet dhe jep më të mirën për të marrë atë rezultat që kërkon”.

NDAJ FLAMURTARIT – “Nuk presim diçka ndryshe, por të jemi po ata dhe të mos i jetë ulur përqendrimi lojtarëve. Ndeshjen e fundit pati entuziazëm dhe luftë nga ekipi ynë. Presim të njëjtën gjë nga futbollistët tanë. Po nuk na u përgjigj ekipi ynë, nuk presim nga kundërshtari. Ata bëjnë lojën e tyre dhe bëjnë llogaritë e tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm te kjo pjesë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...