Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Xhaferi: Me Josën “na ka ngjitur”, ja gabimet që kemi bërë këtë sezon

Mjaft i kënaqur u shfaq pas finales presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Shqipërisë dhe sheh skuadrën të dalë sërish në Europë.

Sa i kënaqur jeni pas këtij suksesi?
Jam shumë i kënaqur pasi marrim kupën për herë të dytë radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Patëm pritshmëri për më shumë, por vinim nga një moment jo i mirë dhe për fat të mirë fituam kupën e siguruam Europën.

Do të firmosje për këto arritje në fillim të sezonit?
Do të firmosja për tre objektiva, kupë, kampionat dhe Europë. U realizuan dy nga ato dhe jam i kënaqur.

Keni nisur të mendoni për merkaton?
Sigurisht që do të analizojmë edhe situatën për merkaton, bashkë me Josën, që jam shumë i kënaqur që erdhi te ne. Me presor Mirelin na ka ngjitur dhe kemi nisur një bashkëpunim të sinqertë e afatgjatë. Tani i gjithë stafi do të nisë punën për kompletimin dhe përforcimin e ekipit.

Çfarë keni bërë gabim këtë sezon?
Vllaznia ka bërë disa gabime. Në momente të caktuata na ka munguar edhe goli, por edhe disa përzgjedhje kanë qenë të gabuara, pasi ka pasur lojtarë që nuk kanë dhënë atë që pritej. Edhe ndryshimi i tre trajnerëve ka qenë diçka jo e mirë, por shohim përpara dhe mësojmë nga gabimet, për t’u përmirësuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...