Shqipëria do të vuajë mungesat e disa futbollistëve edhe për sfidën e fundit eliminatore me Italinë që do të zhvillohet në “Loro Borici” të Shkodrës. Të paktën dy prej kuqezinjve, që ishin në fushë në Alicante, Taulant Xhaka dhe Azdren Llullaku, kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, që u mohon praninë në fushë ndaj të “kaltërve”. Mungesa këto të rëndësishme për Panuccin, i cili edhe ndaj Spanjës ishte i detyruar të bëntë ndryshime të shumta në formacionin titullar.
Xhaka në fakt sapo ishte kthyer në kombëtare pas përplasjes që pati me ish-trajnerin De Biazi, ndërsa për Llullakun ishte sfida e tretë radhazi në rolin e titullarit. Mungesa të tjera të rëndësishme për arsye dëmtimi janë Strakosha, Cikalleshi.
