Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte

Pas golit në Europa League, Granit Xhaka gjeti sërish rrugën e rrjetës me Arsenalin, këtë herë në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj Crystal Palace në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare është shndërruar në një lider të The Gunners në këtë sezon teksa trajneri Mikel Arteta e vlerëson jashtë mase lojtarin 30-vjeçarin. Pas përfundimit të sfidës, tekniku i londinezëve u shpreh se Xhaka është treguar fenomenal përgjatë gjithë sezonit ndërsa shtoi se tashmë ai ka më shumë besim.

“Ajo që ka ndryshuar tek Granit Xhaka është se ai ka nisur të fitojë sërish besimin. Është në vendin e duhur në fushë dhe tashmë gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur. Para sfidës i thashë se do të shënonte sërish sepse është me mentalitetin e duhur.

Këtë mund ta shohësh shumë lehtë në mënyrën si po stërvitet, gjëra do të mira do të vijnë për Xhakën. Për mua ai është shfaqur fenomenal për të gjithë sezonin”, u shpreh Arteta.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...