Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, mesfushori tundohet për një rikthim në Gjermani

Granit Xhaka pritet që të largohet nga Arsenal në fundin e këtij sezoni. Mesfushori, i cili është dhe një nga kapitenët e skuadrës do të futet në vitin e fundit të kontratës, e natyrisht që dhe tek “topçinjtë” mendojnë që të përfitojnë diçka nga shitja e mundshme e Xhakës.

Mikel Arteta ka zbuluar dhe dëshirën e tij për të zëvendësuar Xhakën. Bëhet fjalë për Declan Rice, por West Ham kërkon 100 milionë paundë, një shifër tepër e lartë. Në skenë tani ka dalë një tjetër opsion me Bayer Leverkusen që kërkon shkëmbimin e Xhakës me Moussa Diaby.

Lexo edhe: 

Klubi gjerman është gati që ti ofrojë një kontratë afatgjatë futbollistit që aktivizohet me përfaqësuesen zvicerane, diçka që e tundon Xhakën për të shqyrtuar ofertën e skuadrës gjermane.

Arsenal në anën tjetër do të shtonte në organikë një lojtar me shumë cilësi, pasi Diaby ka shënuar 9 gola gjatë këtij edicioni në Bundesligë, ndërsa numëron dhe 5 realizime në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...