Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Xhaka paralajmëron pushime: Ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme

Futbolli i privon profesionistët e këtij sporti nga shumë evente familjare, për shkak të një kalendari të ngjeshur ndeshjesh, por ky nuk është rasti i Granit Xhakës, që pret që në mesin e muajit të ardhshëm të bëhet baba për herë të parë.

Mesfushori i Arsenalit dhe Zvicrës ka deklaruar se ka vendosur t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij në këto ditë speciale, për një afat prej të paktën dy javësh, edhe me koston se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e klubit dhe përfaqësueses së tij.

“në jetë ka shumë gjëra mjaft të rëndësishme përtej futbollit. Një nga këto është të bëhesh baba. Me Seferoviç kishim rënë të gjithë dakord që do jepte maksimumin me Irlandën dhe më pas do të ikte për t’i qëndruar pranë të shoqes. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me mua”, deklaroi Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj pritet të lindë rreth mesit të muajit të ardhshëm, kohë kur është planifikuar një tjetër ndërprerje e kampionateve, për t’u lënë vend eliminatoreve, ndërsa mesfushori e ka ndarë mendjen të lërë mënjanë futbollin, për të pritur fëmijën e tij të parë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...