Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Xhaka refuzon Shqipërinë, edhe Kaçe në dilemë për të ardhur!

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës. Mesfushori i Baselit i cili me shumë gjasa do të aktivizohej titullar në ndeshjen ndaj Andorrës në të cilën Klaus Gjasula është i skualifikuar, ka refuzuar ftesën e trajnerit Edy Reja me justifikimin se ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e fundit me Baselin në kampionatin zviceran. Një sjellje aspak profesioniste e Xhakës që nuk ka udhëtuar fare drejt Shqipërisë, diçka që duhet ta kishte bërë dhe më pas do të ishte stafi mjekësor i kombëtares kuqezi ai që do të vlerësonte gjëndjen e tij. Me këtë vendim të tijin Taulant Xhaka vështirë se do të grumbullohet më nga kombëtarja shqiptare në të ardhmen. Sjellja e mesfushorit ka lidhje me faktin që Reja nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë ndërsa nuk e shikon si një titullar fiks në skuadrën e tij. Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare. Ditën e sotme do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...