Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Xhaka rinovon me Arsenalin, tifozët nuk e presin mirë

Arsenali ka rinovuar kontratën e 25-vjeçarit Granit Xhaka, por një lajm i tillë duket se nuk është pritur mjaft mirë nga tifozët e “Topçinjve”. Mesfushori, i cili aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës për Botërorin e Rusisë, ka gjetur kohën për të mbyllur marrëveshjen e rëndësishme me klubin e Premier Leagues.

Sezonin e shkuar Xhaka është aktivizuar në 38 takime të kampionatit anglez dhe mesa duket gëzon mbështetjen dhe vlerësimin e drejtuesve, me teknikun e ri të Arsenalit Unay Emery, i cili komentoi në websitin zyrtar të klubit angazhimin e Xhakës.

“Jam i lumtur që Graniti rinovoi me ne. Ai është një pjesëtar dhe element i rëndësishëm i skuadrës tonë me një moshë të re që premton shumë për të ardhmen. I uroj suksese në Botëror me përfaqësuesen e Zvicrës, ndërkohë që e presim në një formë sa më të mirë për startin e sezonit të ri”, deklaroi Emery.

Sidoqoftë lajmi i rinovimit të Xhakës nuk është pritur me të njëjtat nota entuziaste nga ana e disa tifozëve të Arsenalit, të cilët nuk kanë nguruar ta quajnë atë një lojtar mesatar. Të tjerë mendojnë se Arsenali mund të bëjë zgjedhje më të mira se kaq.

Kontrata e re e mesfushorit 25-vjeçar parashikon qëndrimin e tij në “Emirates Stadium” deri në sezonin 2022-2023. I blerë nga Borusia Mynshegladbah në verën e vitit 2016 për shifrën e 38.8 milionë paundësh, Xhaka ka rezultuar të jetë një figurë kontroverse në mesin e kësaj skuadre, i vlerësuar nga drejtuesit por e diskutuar nga tifozëria. Gjithsesi, nuk mund të thuhet asgjë për formën e tij që gjatë këtyre dy sezoneve ka rezultuar mjaft e mirë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...