Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Xherdan Shaqiri: Yakin na befasoi, por ne i pranojmë zgjedhjet e trajnerit

Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës, Katar 2022, me skuadrën e Yakin që u mposht thellë nga Portugalia me rezultatin 6-1.

Në fund të sfidës, Xherdan Shaqiri tregoi se ai dhe skuadra u surprizuan nga ndryshimet e Yakin pak minuta para ndeshjes.

“Është gjithmonë e vështirë të analizosh një humbje. Ndaj Portugalisë ne ndryshuam planet tona, por ky ndryshim nuk dha fryte, ne nuk u shprehëm në mënyrën tonë edhe pse ishim përgatitur mirë. Ishim të vetëdijshëm për vështirësitë dhe forcën e kundërshtarit. Duhet të pranojmë zgjedhjet e trajnerit tonë, edhe nëse jemi pak të befasuar. Tani, thjesht duhet të urojmë një ekip të madh si Portugalia. Në raundin me eliminim direkt, çdo gabim i vogël të ndëshkon.“- tha Shaqiri.

Mesfushori 31-vjeçar, në këtë përballje barazoi Geiger në listën e lojtarëve me më shumë prezenca te Zvicra me 112 ndeshje dhe qëndron 6 ndeshje larg vendit të parë, Heinz Hermann.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...