Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Xhixha: Ndaj Sofranac mund të ishte faull, por arbitri nuk e dha

Autori i golit të vetëm dhe që i dha fitoren skuadrës së Tiranës, Redon Xhixha ka thënë pas derbit me Dinamon se ndërhyrja e tij ndaj Sofranac mund të ishte faull, por theksoi se diçka e tillë i takonte arbitrit ta vendoste në moment.

Duke folur nga emisioni “Gol pas Goli”, sulmuesi “bardheblu” u shpreh se kjo fitore ishte shumë e nevojshme, duke ditur se vinin nga disfata ndaj Vllaznisë javën e kaluar.

“Sot trajneri thjesht më komplimentoi për golin asgjë më shumë. Të them të drejtën po ndiqja topin, por pata ndërhyrjen e portierit që nuk ishte ok, por arbitri nuk e pa ashtu. Të gjithë e dinë që para një javë nuk bëmë më të mirën me Vllanzinë, por për këtë ndeshje thamë do e marrim dhe u futëm e bëmë më të mirën.”-tha ai.

Më tej lojtari theksoi se ndërhyrja e tij ndaj Sofranac mund të quhej faull, siç shtoi që edhe ndërhyrja e portierit Simoni ndaj tij mund të ishte për karton të kuq.

“Ta shikoj, se nuk e di nëse ishte faull ndaj Sofranac. Kjo edhe mund të jepet faull, arbitri nuk e ka thënë çfarë t’i bëjmë. Edhe Simoni mund të merrte karton të kuq në pjesën e parë, por nuk e mori.”-theksoi Xhixha.

Lojtari i Tiranës shtoi ndër të tjera se forma e tij jo shumë e mirë është ndikuar nga periudha e pushimit.

“Ka të bëjë edhe pushimi që kemi bërë prej Vitit të Ri dhe ndoshta nuk jam mirë 100% dhe pjesa e kontrollit të topit duket kur nuk je mirë fizikisht.”- u shpreh ai.

Redon Xhixha theksoi se shpresoj të përmirësojë rekordin e tij personal gjatë këtij sezoni, ndërsa ia dedikoi fitoren Presidentit të Tiranës, Refik Halilit.

“Shpresoj ta përmirësojë rekordin të shënojë sa më shumë dhe ta kalojë shifrën e 12 gola dhe shpresoj të thyej rekordin tim personal. Këtë fitore dua t’ia dedikojmë Presidentit pasi nuk ka qenë mirë fizikisht dhe këtë fitore ia dedikojmë atij.”-deklaroi sulmuesi.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...