Vjen momenti i debutimit të Xhuliano Skukës te skuadra e Metzit, në Francë. I shitur për 1.4 milionë euro në klubin francez, ish-sulmuesi i Partizanit luajti në minutat e fundit në sfidën përballë Rodez, e mbyllur pa fitues (1-1).
Skuka ishte në stolin e rezervave, për t’u hedhur në fushë në minutën e 83-të, në vend të Maziz, pak pasi skuadra mike kishte shënuar golin e barazimit. Edhe pse në minutën e fundit të kohës së rregullt Rodez mbeti me 10 lojtarë (u ndëshkua me karton të kuq Mpasi), Metzi nuk ia doli të gjente golin e fitores në këtë sfidë të javës së 21-të të Ligue 2.
Skuadra e Skukës me vetëm një pikë të fituar në këtë ndeshje, rrëshqet në vendin e pestë me 33 pikë.
