Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Yamaha pezullon Vinales: Dëmtoi motorin, rrezikoi veten dhe të tjerët!

E pabesueshme, por e vërtetë. Maveric Vinales nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Austrisë në Moto GP, pasi është pezulluar nga Yamaha zyrtare, teksa gjithçka u komunikua nga skuadra japoneze, vetëm pak orë konferencës tradicionale të pilotëve në fundjavën e garës.

Sipas Yamahas, sjella e pilotit ka kompromentuar efikasitetin e motorit të tij M1 në Çmimin e madh të Stirias, në fundjavën e kaluar. Një vendim i marrë ky nga Yamaha pas një analize të thelluar të telemetrisë dhe të dhënave të mbledhura në dy ditët e provave.

Konkluzioni i Yamahas është se Vinales me sjelljen e tij mund t’i kishte shkaktuar dëme serioze motorit të tij YZR-M1, dëme që mund të kishin pasoja për vetë pilotin dhe që mund të vinin në rrezik edhe pilotët e tjerë në garë. Vinales nuk do të zëvendësohet në Çmimin e Madh të Austrisë dhe vendimet në lidhje me garat e ardhshme do të merret pas një analize më të detajuar.

Skuadra e Yamahas me deklarata direkte nënvizon se Vinales ka bërë manovra të paautorizuara që mund të kishin shkaktuar telashe të mëdha teknike. Gjithçka i referohet gjesteve që Vinales bëri në Pit Lane kur u rikthye në bokse për t’u tërhequr nga Çmimi i Madh Stiria, me përshpejtime të dukshme, sjellje e shkaktuar nga nervozizmi i tij, por që pilotët nuk i bëjnë kurrë pasi rrezikojnë motorin.

Deklarata pas të cilave divorci është i sigurt, pasi Vinales vështirë se mund të garojë më me një M1 tani e tutje, me palët që s’ju mbetet tjetër veçse të zyrtarizojnë divorcin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...