Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Yarmolenko flet si kapiten: Ukraina direkt në Katar 2022? Jo, ta meritojmë në fushë

Andriy Yarmolenko e ka të vështirë të flasë për futboll teksa Ukraina po përballet me pushtimin e egër rus. Kombëtarja ukrainase është pjesë e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022.

Rivali në gjysmëfinale është Skocia, ndërsa finalisti tjetër do të dalë nga çifti Uells-Austri. Takimi me Skocinë është shtyrë për në qershor, teksa sulmuesi i West Ham është kundër idesë që flitet për kualifikimin e Ukrainës në Botërorin e këtij viti.

Tani është e vështirë të flasim për futboll, por kur të vijë momenti të luajmë ndaj Skocisë ne do të zbresim në fushë për të vendosur të gjithë forcën që kemi në trupat tanë.

Do të jetë e vështirë të japim 100%, pasi shumë djem nuk po luajnë dhe nuk po stërviten në Ukrainë. Disa prej tyre ndodhen me mitraloza në duar, të tjerë po shpërndajnë ndihma humanitare.

Askush nuk e ka mendjen te futbolli, por do të japim maksimumin kur të vijë momenti. Kam lexuar diku se duan të na kualifikojnë direkt në Botëror, por unë mendoj se është e gabuar.

Kemi duar dhe këmbë për të luajtur në fushën e futbollit. Na ndihmoni të ndalojmë këtë luftë dhe ne do të zbresim në fushë. Në Katar të shkojë kush ta meritojë”, theksoi sulmuesi i West Ham dhe kapiteni i Ukrainës.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...