Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Yarmolenko tek Dortmundi, gëzon Skënderbeu

Pasi ka parë të favorizohet nga shorti i fazës së grupeve në Europa League, Skënderbeu tashmë po nderohet edhe nga periudha e merkatos. Shitja e Liridon Latifit ka mbushur arkat e korcarëve, ndërkohë që lëvizjet në europë po dobësojnë rivalët në grup. Kështu pas zërave për një largim të mundshëm të Uros Djurdjevic nga Partizani i Beogradit vjen dhe konfirmimi për largimin e Andri Yarmolenko nga Dinamo e Kievit tek Borusia e Dortmundit. Ky është një lajm shumë i mirë për Skënderbeun dhe trajnerin Ilir Daja pasi ukrainasve i largohet një nga pikat më të forta, sulmuesi që në 9 sezone me Dinamon ka regjistruar 228 ndeshje duke shënuar 99 gola. 28 vjecari ka shënuar 3 gola deri më tani në kampionat, ndërsa në 4 ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet e UEFA-s ka shënuar vetëm një. Yarmolenko është cilësuar si zëvendësuesi ideal i Dembele që kaloi nga Dortmundi tek Barcelona për një shifër rekord prej rreth 145 mln eurosh. Nëse edhe tek Partizani i Beogradit do të largohej sulmuesi Uros Djordjevic atëhere shanset për Skënderbeun do të rriteshin së tepërmi, pavarësisht se edhe korcarët kanë humbur në këtë periudhë merkatoje lojtarin e tyre më të mirë Liridon Latifin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...