Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Yassine Bounou, portieri hipnotizues i “Katar 2022”, gjysmëfinalist me vetëm 1 gol të pësuar

Kombëtarja marokene ruan statusin e skuadrës me mbrojtjen më të mirë në Kupën e Botës, me vetëm një gol të pësuar, edhe në atë rast ishte autogol kundër Kanadasë, në ndeshje e tretë dhe të fundit në Grupin C, e fituar nga afrikano-veriorët 2-1.

Në ndeshjen e dytë, Maroku kishte mposhtur Belgjikën me rezultatin 2-0 dhe në sfidën e hapjes barazoi pa gola përballë gjysmëfinalistes tjetër, Kroacisë.

Përpara se të mposhtte Portugalinë 1-0, Maroku kishte mundur Spanjën pas goditjeve të penalltive (3-0), pasi 120 minutat përfunduan 0-0. Portieri me përvojë Yassine Bounou, shkëlqeu me reflekset e tij duke mos I lejuar spanjollët që të shënon qoftë në lotarinë e 11-metërshave. Pra, një meritë të veçantë në këtë statistikë të jashtëzakonshme (vetëm një gol i pësuar) ka portieri aktual i Sevillas në La Liga.

Maroku do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Angli-Francë, ndaj mbetet për t’u parë nëse Yassine Bounou do të vazhdojë t’i hipnotizojë kundërshtarët për t’i dhuruar ndoshta një finale të pamenduar më parë Marokut.

Kujtojmë se që nga “Gjermani 2006” asnjë ekip nuk ka arritur në gjysmëfinale me vetëm një gol të pësuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...