Për një natë Nba zbret në Afrikë. Në Johannesburg të Afrikës së Jugut, yjet e koshit dhuran spektakël për publikun që i ndoqi nga afër në pallatin e sportit. Kjo ishte ndeshja e dytë e Nba e zhvilluar në këtë kontinent, një sfidë mes lojtarëve më të mirë të përzgjedhur nga e gjithë Bota që luajnë në Nba dhe atyre afrikanë ku bënin pjesë edhe basketbollistë që tashmë mbrojnë ngjyrat e përfaqësueve jo afrikane por që kanë lindur në kontinentin afrikan. 108-97 ishte rezultati i ndeshjes në favor të skuadrës që përbëhej nga basketbollistët nga i gjithë globi.
Ishte një sfidë shumë e lutuar në fakt që nisi me dominimin e skuadrës me lojtarët afrikanë. Pas një paraqitjeje super dhe disa koshave spektakolarë të udhëhequr nga dyshja Olapido-Mudiay, vendasit kryesonin me shifrat 33-19 në fund të periodës së parë. Por aty nisi edhe kthesa e madhe e skuadrës së basketbollistëve nga e gjitha Bota. Kyle Lowry dhe talenti letonez i New York Knciks, Kristaps Porzingis kërkonin të linin shenjën e tyre në këtë sfidë arritën ti jepnin një tjetër drejtim takimit duke përmbysur shifrat për ti dhënë fitoren skuadrës së përbërë nga basketbollistë nga e gjithë Bota. Porzingis shënoi në total 14 pikë ndërsa Lowry u kënaq me 13 të tilla ashtu si edhe Courtney Lee, ndërkohë që 14 pikë shënoi dhe Andre Drummond i Detroit Pistons. Te skuadrave e yjeve të Afrikës spikati Olapido me 28 pikë por edhe ylli i Denver Nuggets Emmanuel Mudiay me 22 të tilla.
