Ligue 1

Yjet e skuadrës në karantinë, PSG e nis kampionatin me humbje

Me pjesën dërrmuese të formacionit titullar në karantinë, për shkak të infektimit nga koronavirusi, Paris Saint Germain e nisi sezonin e ri të kampionatit me humbjen minimale 1-0 në transfertën ndaj Lens, në një stadium të hapur pjesërisht për publikun.

Kampionët në fuqi të Francës nuk kanë luajtur dy javët e para, për shkak të angazhimit në Ligën e Kampionëve dhe sfidën hapëse ndaj Lens e rikuperuan pikërisht mbrëmjen e sotme, ndërsa takimin e javës së dytë ndaj Metz, do ta rikuperojnë më 16 shtator.

Pushimet në Ibiza u kushtuan shtrenjtë parizienëve, pasi plot 7 titullarë si Mbappe, Neymar, Icardi, Navas, Marquinhos, Paredes e Di Maria u prekën nga koronavirusi dhe nuk u vunë në dispozicion të trajnerit Tuchel mbrëmjen e sotme.

Ky i fundit u detyrua të thërrasë disa futbollistë nga ekipi i të rinjve për të kompletuar skuadrën, ndërsa në fushë kishte vetëm 4 titullarë nga sezoni i kaluar, konkretisht mbrojtësit Kimpembe, Kehrer e Bernat dhe mesfushorin italian Marco Verratti.

Megjithatë këta ishin shumë pak për të përballuar entuziazmin e vendasve, të cilët u mbrojtën mirë gjatë gjithë lojës dhe arritën të kërcënojnë disa herë me anë të kundërsulmeve të shpejta.

Goli i fitores për lens u shënua nga sulmuesi Ganago në minutën e 57’ të ndeshjes, i cili mori një ‘dhuratë” nga portieri i Paris Saint Germain, Bulka dhe u fut në zonë e gjuajti saktë, duke dërguar sferën në rrjetë.

Në minutat e mbetura kryeqytetasit u përpoqën të reagojnë, por pa ia dalë të kërcënojnë rrezikshëm kuadratin e Lensit dhe vërshëllima finale la në fuqi rezultatin minimal 1-0.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency