Ligue 1

Yjet nuk shkëlqejnë, Parisi i falet një mbrojtësi

As Neymar e as Mbappe, por mbrojtësi i djathtë Meunier ishte heroi i PSG-së, në transfertën e sotme ndaj Dijonit. Parizienët triumfuan me rezultatin 1-2, në një takim ku golat u shënuan të gjithë në 20 minutat e fundit. Meunier kaloi skuadrën e Emery në avantazh, në minutën e 71-të, por Dijon barazoi në të 87-ën.

Në minutat shtesë, ishte sërish mbrojtësi i krahut që shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për PSG-në, duke u bërë heroi i takimit. Parisi kryeson kampionatin francez me 25 pikë në 9 javë, teksa tani e ka thelluar me 6 pikë diferencën nga Monako e vendit të dytë, e cila humbi dje ndaj Lyonit.

To Top