Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ylli” danez për Ronaldon: Pata fat që luajta me të, por futbolli vazhdon

Mesfushor danez 30-vjeçar, Christian Eriksen, që po luan sezonin e tij të parë në radhët e Manchester United, pranon se të gjithë në klub ishin të mërzitur nga largimi i Cristiano Ronaldos.

“Ne jemi të trishtuar që Ronaldo nuk është më pjesë e ekipit. Trashëgimia dhe emri i tij në çdo klub është i veçantë. Unë ndihem me fat që pata mundësinë të luaj me të. Futbolli vazhdon, në ndeshjen e ardhshme njerëzit harrojnë atë që ka ndodhur më parë dhe tani ai nuk është këtu”, tha numri 10 i Danimarkës.

Që nga largimi i Ronaldos, Manchester United ka fituar dy ndeshjet zyrtare, kundër Burnley-t dhe Nottingham Forestit.

“Jemi në një pozicion të mirë. Fillimi i sezonit ishte ndryshe në krahasim me këtë moment. Kemi dështuar në disa ndeshje, por mendoj se jemi duke u rritur”, theksoi më tej Eriksen.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...