Një nga transferimet më të kushtueshme për Barcelonën në merkaton e verës ishte edhe Raphinha. Braziliani i kushtoi xhepave të spanjollëve plot 48 milionë euro plus 12 të tjera në formën e bonuseve, para që do të shkojnë në arkën e Leeds United. Deri në këtë moment të sezonit, 25-vjeçari është aktivizuar për 555 minuta në La Liga teksa ka shënuar një gol si dhe ka dhuruar dy asiste.
Së fundmi, Raphinha kërkon të fitojë edhe më shumë zemrat e tifozerisë katalanase teksa theksoi se do ta refuzonte me patjetër një ofertë nga Real Madrid ndërsa shtoi se trajnerit Xavi Hernandez ia ka bërë të qartë pozicionin e tij të preferuar në fushën e lojës.
“Sigurisht që do t’i thoja “Jo” Real Madridit. Unë flas shumë edhe me trajnerin Xavi, i kam thënë se unë preferoj të luaj në të djathtë të sulmit”, u shpreh Raphinha.
