Gossip

Ylli i Leicester, blen një pikë karburanti në Nigeri

Futbolli është një sport që nuk zgjat për të gjithë jetën dhe futbollistët duhet të mendojnë edhe se çfarë do të bëjnë në momentin që do të varin këpucët në gozhdë. Shumë lojtarë kanë hapur tashmë bizneset e tyre të cilat do ti menaxhojnë vetë kur të tërhiqen nga futbolli. Një nga zgjedhjet më të veçanta në këtë aspekt e ka bërë sulmuesi i Leicester City, Ahmed Musa. 24-vjeçari ka blerë një pikë karburanti, në vendëlindjen e tij Nigeri. Në fakt kjo është pika e dytë e karburantit që tashmë kalon në pronësi të Musa-s, ndërsa lojtari zotëron edhe një qëndër fitnesi po në Nigeri.

To Top