Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ylli i Leverkusenit drejt Anglisë, derbi londinez për Gabriel Jesus, Chelsea synon një rikthim

Moussa Diaby është vënë në shënjestër. Sulmuesi i krahut të majtë, i cili ka spikatur me Bayer Leverkusen në Bundesliga me 13 gola e 12 asiste, po kërkohet me ngulm nga Newcastle në Premier League. “Asipirinat” nuk heqin dorë lehtë nga futbollisti 22-vjeçar, ndaj edhe i kanë vendosur çmimin 50 milionë euro. Newcastle ndërkohë nuk është i vetëm në garë për shërbimet e Diaby. Një klub i madh si PSG, që nuk e ka problem shumë investimin për kartonin e sulmuesit anësor, është gjithashtu në garë. Diaby është produkt i francezëve, që e shitën para 3 vite te Leverkusen për 15 milionë euro.

Chelsea ka nevojë për përforcime në qendër të mbrojtjes, pasi janë larguar emra të rëndësishëm si Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger. Emrat që kanë qarkulluar kanë qenë të shumtë këtë periudhë dhe i fundit që ka dalë në skenë është një njohje e vjetër në kampin londinez. Bëhet fjalë për holandezin Nathan Ake, i cili ka qenë pjesë e Chelsea për shumë vite. Tashmë 27 vjeç, qendërmbrojtësi është pjesë e Manchester City dhe sezonin e shkruar ka luajtur vetëm 14 ndeshje në kampionat. Londinezët po mendojnë për rikthimin e Ake, por ende nuk ka hapa konkretë.

Gabriel Jesus është një nga sulmuesit më të kërkuar në Premier League. Braziliani ka edhe një vit kontratë me kampionët e Manchester City dhe në garë për të janë disa klube. Arsenali është klubi që po ngulmon më shumë për transferimin e sulmuesit, por nuk e ka ofruar shumën që kërkojnë “Qytetarët”. “Topçinjtë” tani janë vënë në presion edhe nga Tottenhami, që është futur në garë dhe trajneri Antonio Conte po mundohet ta bindë Jesus të zgjedhë skuadrën e tij, që luan në Champions League dhe synon të lërë pas vetes Arsenalin në kampionat.

Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Marc Cucurella është lojtari më i përfolur si kërkesa e trajnerit Pep Guardiola, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje për transferimin e spanjollit nga Brighton. Qytetarët ndërkohë po shikojnë edhe për opsione të tjera dhe një emër që po lakohet është skocezi i Arsenalit, Kieran Tierney. Futbollisti 26-vjeçar është pjesë e rëndësishme e “Topçinjve” që prej verës së vitit 2019, kur e blenë te Celtic për shumën e 27 milionë euro. Për Tierney interesohen edhe klube të tjera, si Real Madrid dhe Barcelona.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...