Conference League

Ylli i Liverpoolit nuk harron: Sonte tifoz me Romën, festojmë ne në Shqipëri

Alisson Becker është prej kohësh një nga portierët më të mirë në botë. 29-vjeçari është një nga pikat më të forta të Liverpoolit, ekipi ku u transferua nga Roma në vitin 2018 për 62.5 milionë euro.

Në “Olimpico” kaloi dy sezone shumë të bukura. “Gardiani” brazilian ka mbetur shumë i lidhur me Romën dhe sot shpreson e beson se do të triumfojë skuadra italiane në finalen e Conference League ndaj Feyenoordit.

Djemtë e Jose Mourinhos do të përballen në “Air Albania” përballë ekipit holandez, teksa Alisson karikon ish-shokët e skuadrës në prononcimin për Sky Sports.

Jam një tifoz më shumë për Romën sonte. Forca Roma gjithmonë, forca djema. Ju uroj fat të gjithëve. Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne do të fitojmë”, deklaroi portieri brazilian.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency