Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ylli i Napolit më kujton Salah, kam rezerva për sulmin e Milanit! Vetëm Leao garanci”

Fabio Capello është ndalur te merkato e Napolit e Milanit në prononcimin për Corriere dello Sport. Ish-trajneri i famshëm italian, ka një simpati të madhe për Khvicha Kvaratskhelia.

Napoli shpenzoi 10 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit gjeorgjian, i cili preferon të luajë në krahun e majtë të sulmit dhe ka zbarkuar në Napoli për të zëvendësuar ish-kapitenin Lorenzo Insigne.

Spalletti humbi Koulibaly, i cili i jepte siguri gjithë ekipit, dhe golat e asistet e Insignes, por Napoli më intrigon. Kim është një mbrojtës cilësor, ndërkohë që Kvaratskhelia ka diçka nga Salah i ri në lëvizjet e tij.

Milan? Intrigues janë edhe kuqezinjtë, të cilët janë fokusuar te cilësia. Maldini-Massara kanë treguar se dinë të zbulojnë talentet dhe të mendojnë për të ardhmen.

Theo, Tomori, Kalulu, Maignan e konfirmojnë një gjë të tillë. Kam disa rezerva për sulmin. Giroud nuk më ka bindur plotësisht, ndërsa Origi përfaqëson një gjysmë basti.

Ai ka bërë gjëra të rëndësishme te Liverpooli, por duhet të rigjejë formën më të mirë. Leao pastaj është garanci absolute. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, shpresoj të konfirmojë ecurinë e sezonit të kaluar”, deklaroi Capello.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...