Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ylli i rrjeteve sociale firmos kontratën në UFC, fiton më shumë se profesionistët

Të gjithëve i ka rastisur të “takohen” të paktën një herë në rrjetet sociale si Instagram apo TikTok me personazhin Hasbulla Magomedov. Djaloshi 19-vjeçar që ka një sëmundje genetike e cila nuk e lejon të zhvillohet dhe në këtë formë të ngjasojë me një fëmijë, tashmë ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me UFC, aty ku marrin pjesë luftëtarët më të zotë të botës.

Hasbulla, shpeshherë është parë në eventet e UFC si një fans i kësaj disipline duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me presidentin e UFC, Dana White, po ashtu edhe me kampionin Khabib Nurmagomedov. Madje, Hasbulla ka nxitur edhe konflikt me Connor McGregor, megjithatë nëse po mendoni se rusi i vogël do të ndeshet me irlandezin, atëherë e keni gabim.

Kjo pasi kontrata e Hasbulla me UFC konsiston vetëm në paraqitjen e tij në ring si një promotor i sportit dhe jo për t’u ndeshur teksa Federata kërkon të përdorë popullaritetin e Hasbulla për të rritur shikueshmërinë e ndeshjeve në oktagon. Sakaq, edhe pse kontrata në shifra e Hasbulla nuk është bërë publike, persona zyrtarë në UFC deklarojnë se ai do të përfitojë ekonomikisht edhe më shumë se yje të këtij sporti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...