Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ylli i skuadrës u largua për te Arsenal, sulmuesi: Nuk na duhet, shihni rezultatet pa atë në fushë!

Leandro Trossard është goditja e Arsenal në merkaton e janarit me “topçinjtë” që transferuan anësorin belg nga Brighton për shifrën e 24 milionë eurove. Drejtuesit e londinezëve përfituan edhe nga zënka e Trossard me trajnerin Roberto De Zerbi dhe mposhtën konkurrencën e klubeve si Chelsea apo Tottenham. Gjithsesi, te Brighton nuk duket të jenë mërzitur shumë për largimin e lojtarit kryesor teksa Adam Lallana shprehet se skuadra e ka treguar se di të fitojë edhe pa Trossard.

“Secili lojtar mund të largohet nga Brighton, por skuadra është mjaftueshëm e fortë për t’i zëvendësuar dhe për të marrë rezultatet pozitive. Shikoni pak tre ndeshjet e fundit që i kemi luajtur pa Trossard në fushë. Kemi fituar 5-0, 4-1 dhe 3-0.

Nuk është hera e parë që Brighton humbet një lojtar të rëndësishëm, kështu ndodhi edhe me Cuçurella, Ben White, Bissouma, Maupay, Dan Burn. Ndaj, ne do t’ia dalim edhe pa Trossard, madje duket sikur tashmë jemi mësuar pa të”, u shpreh 34-vjeçari.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...