Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ylli i sulmit mahnit Conten: Çfarë befasie pozitive, çdo trajner ëndërron një lojtar si ai

Antonio Conte ka një mentalitet fituesi dhe sezonin e ardhshëm ëndërron t’i dhurojë një trofe Tottenhamit, edhe pse arritja e një objektivi të tillë nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Drejtuesit e klubit londinez kanë zhvilluar një merkato shumë të mirë deri tani.

“Spurs” janë forcuar me emra si Richarlison, Ivan Perisic, Yves Bissouma apo Fraser Forster. Trajneri italian pret edhe një qendërmbrojtës, në përgjithësi është i kënaqur me afrimet, por sidomos me faktin që në ekip ka një fenomen si Son Heung-Min.

Lojtari nga Koreja e Jugut u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League. 23 gola shënoi 29-vjeçari, i cili fitoi rivalitetin me Momo Salah për faktin e vetëm që nuk kishte shënuar asnjë gol me penallti. “Çdo trajner ka nevojë për lojtarë të talentuar për të fituar.

Son më ka befasuar për angazhimin, qëndrimin dhe sjelljen e tij. Ai është një djalë shumë i mirë. Mendoj se shumë njerëz nuk e dinë se çfarë njeriu është. Buzëqeshja nuk i mungon asnjëherë, kjo është e rëndësishme për ekipin.

Son është një tip shumë pozitiv. Çdo trajner ëndërron të ketë një talent të tillë në duart e tij”, deklaroi Antonio Conte për sulmuesin e talentuar aziatik.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...