Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

“Ylli” i televizionit rrëfen natën “e ethshme” me mesfushorin e Manchester City-t

Jack Grealish sërish mes të polemikave për jetën ethshme intime jashtë marrëdhënies me partneren e tij Sasha Attwood. Futbollisti i Manchester City-t ka qenë me të që në adoleshencë, por muajt e fundit kanë dalë në dritë dëshmi të ndryshme që kanë vënë në diskutim serioz marrëdhënien në çift . Futbollisti i talentuar anglez së fundmi ishte i lidhur me aktoren Emily Atack dhe “yllin” e “Love Island” Amber Gill, por për t’i hedhur më tepër benzinë zjarrit, mendon “ylli” televiziv, Chloe Brockett, që ka pranuar se ka kaluar një natë plot pasion me lojtarin e City-t gjatë pushimeve të tij në Mykonos.

21-vjeçarja ka treguar detajet e takimit të saj me Jack në ishullin e famshëm grek:

“Unë dhe Jack ishim në Mykonos, në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë. Nuk e kisha takuar kurrë më parë. As që e dija se kush ishte ai para “Euro 2020”, por e pashë të luante për Anglinë,” – rrëfeu Chloe për “The Sun”. – “U takuam në Toy Room (një vend, motoja e të cilit është: “Mëkatarët janë gjithmonë të mirëpritur”) dhe ai u nis drejt meje. Nuk jam e sigurt nëse më njohu, por ai u prezantua dhe filluam bisedën. Ishte vërtet simpatik, shumë llafazan dhe miqësor. Dhe pa dyshim që është shumë i pashëm.”

“Ai nuk përdorte fjalë flirtuese dhe ne kaluam shumë mirë. Më pas më kërkoi të kthehesha në vilën e tij dhe unë pranova”, vazhdoi ajo.

Se çfarë ndodhi më pas, gjithkush mund ta imagjinojë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...