Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ylli i Udineses përlotet pas dëmtimit, tifozët e Napolit e surprizojnë

Napoli vazhdon të marshojë drejt titullit kampion. Skuadra e Luciano Spallettit mposhti 3-2 Udinesen në stadiumin “Diego Maradona”, regjistroi triumfin e 11-të radhazi në Serie A dhe kryeson me 11 pikë më shumë se Lazio dhe Milani, ekipe që zbresin sot në fushë.

Vendasit dominuan kundërshtarin për një orë lojë, për të ulur ritmin më pas, situatë që u shfrytëzua nga Udinese, që trembi tifozët napolitanë me dy golat e shënuan në minutat e fundit. Gjithsesi, Napoli menaxhoi avantazhin dhe festoi suksesin e radhës.

Një episod interesant u regjistrua në stadium. Gerard Deulofeu, lojtari më i mirë i Udineses, pësoi një tërheqje muskulore në minutën e 26’ dhe u detyrua të largohej nga fusha. Sulmuesi spanjoll e ndjeu se nuk bëhej fjalë për lëndim të thjeshtë dhe shpërtheu në lot.

Një gjë e tillë preku popullin napolitan. Gjatë momentit që ylli i ekipit friulan po largohej i përlotur nga fusha, tifozët e pranishëm në stadium nisën duartrokitjet e gjata për të. Sigurisht që nga njëra anë ishin të çliruar për faktin që kundërshtari më i rrezikshëm e mbylli ndeshjen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...