Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ymeraj: Golin e kisha menduar, kisha emocione

Ersil Ymeraj rezultoi përcaktues në fitoren e Kastriotit në transfertë me Kamzën. Në “Gol pas Goli” deklaroi se shpreson që edhe Tirana të fitojë me Luftëtarin.

“Ishte një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht. E kisha menduar që do të shënoja dhe nuk do të festoja, pasi kam kaluar një periudhë shumë të mirë në Kamëz.”

Tani do të bëni tifo për Tiranën apo për Luftëtarin?

Do të bëjmë tifo për Tiranën, normalisht.

Çfarë ka ndryshuar në ekipin tuaj?

Jemi grup me çuna të rinj që vrapojmë dhe japim më të mirën.

Sa e vështirë ishte ndeshja për ty?

Kisha emocione, pasi kisha 3 vite e gjysmë këtu. Tifozët më kanë përkrahur shumë. Emocionet ikën dhe dhashë maksimumin tim.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...