Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zahov refuzon Prishtinën, rinovon zyrtarisht me Shkëndijën!

Kostandin Zahov vendos të vazhdojë bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës. Edhe pse kërkohej me ngulm nga Prishtina që i kishte bërë një ofertë të majme në aspektin financiar, gardiani 33-vjeçar ka zgjedhur të mos largohet nga kuqezinjtë tetovarë, duke rinovuar zyrtarisht kontratën me Shkëndijën deri në verën e vitit 2023. Lajmi për zgjatjen e bashkëpunimit me Zahov u komunikua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI – “Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov. Kryesia dhe gardiani 33-vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë të re me kohëzgjatje prej 2.5 viteve.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të përfaqësoj këtë fanellë ku kam arritur sukseset më të mëdha në karrierë. Shkëndija më ka dhënë shumë, por besoj se ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë dhe vazhdimi i kontratës tregon se të dyja palët jemi të kënaqura me bashkëpunimin. I entuziazmuar shoh përpara për të tjera suksese”, deklaroi Zahov pasi firmosi kontratën e re me kuqezinjtë. Dino Zahov u bashkua me Shkëndijën në janar të vitit 2016 dhe derisa po zhvillon sezonin e tij të gjashtë me kuqezinjtë është shndërruar në një prej pikave kyçe të skuadrës. Ai ka regjistruar deri tani 176 paraqitje zyrtare me Shkëndijën, prej të cilave 137 në kampionat, 9 në Kupë dhe 30 përballje në Kupat e Europës. Të gjithë në kampin kuqezi urojmë Zahovin për kontratën e re, me shpresë për suksese të reja në periudhën që pason”, lexohet në komunikatën e klubit tetovar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...