Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Zanardi vazhdon në gjendje të rëndë, koha aleat i tij

Nga ora 18:00 e së premtes së kaluar, Alex Zanardi është shtruar në spital në kushte shumë të rënda në poliklinikën “Santa Maria alle Scotte”, në Siena. Kampioni parolimpik italian po merrte pjesë në garën “Obiettivo tricolore”, një iniciativë kushtuar hapjes së Italisë pas mbylljes së gjatë për shkak të epidemisë së Koronavirusit, kur humbi kontrollin biçikletës së tij dhe u përplas dhunshëm me një kamion që po vijonte përballë tij rrugës provinciale 146, në komunën e Pienzas.

Ish-piloti i Formula 1 u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate neurokirurgjikale dhe më pas u transferua në repartin e kujdesit intensiv. Mesazhe të shumta solidariteti dhe mbështetjeje arritën në orët e fundit për një kampionin që është admiruar nga të gjithë.

Zanardi ka parametra të qëndrueshëm hemodinamikë dhe metabolikë, është intubuar dhe i ndihmuar nga ventilimi artificial, “por situata neurologjike mbetet serioze”, siç shpjegohet nga autoritet e spitalit. Mjekët sqarojnë se sa ma shumë të kalojë koha, aq më shumë rriten shanset e ish-pilotit të Formula 1 për t’i mbijetuar aksidentit.

Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit si dhe po verifikon kushtet e sigurisë së garës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...