Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zanetti optimist për Rafinhën dhe Cancelon: Ka ende kohë

Legjenda dhe zëvendës presidenti i Interit, Javier Zaneti ka komentuar merkaton e zikaltërve, në një event për të promovuar partneritetin mes zikaltërve dhe Mastercard. Zanetti ka folur për të ardhmen e Icardit, lojtarët e afruar rishtazi te zikaltrit, por edhe Cancelon e Rafinhën, për të cilët ka ndezur një dritë optimizmi, se mund të mbeten ende zikaltër.

Icardi: Më vjen keq që nuk do të jetë në Botëror, pasi ka treguar se e meritonte plotësisht grumbullimin. Përtej zërave të merkatos, ai është kapiteni, goleadori dhe pika e referimit për ne, ndaj nuk kemi ndërmend të privohemi. Madje mbajtja e tij te Interi bëhet më e lehtë, pasi vetë Icardi ndihet mjaft mirë në këtë ambient.

Lautaro Martinez: Është një futbollist që ka bërë shumë mirë në Argjentinë, por në Itali është ndryshe. Gjithsesi është vetëm 20 vjeç dhe duhet mbështetur e ndihmuar të përshtatet. Mund të luajë si sulmues i parë, por edhe i tërhequr, ndërsa është shumë i fortë në lojën një kundër një dhe ndihmon shumë skuadrën. Jam i bindur që me Spallettin do të përmirësohet ndjeshëm.

De Vrij: Lotët në sfidën e fundit Lazio-Inter ishin të pranueshme, por tani është lojtar i yni dhe jemi të lumtur që e kemi marrë. Është një mbrojtës ekspert në Serinë A, por edhe më gjerë, që besoj se do na shërbejë shumë në përmirësimin e prapavijës.

Champions League: Është një objektiv i arritur falë një pune të jashtëzakonshme të stafit teknik dhe të gjithë skuadrës. Tani do të duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë paraqitje të denja për këtë skuadër.

Cancelo dhe Rafinha: Janë dy futbollistë që kanë cilësi të padiskutueshme. Rafinha u lidh jashtëzakonisht shumë me fanellën dhe tifozërinë, gjë që e tregoi edhe në përfundim të ndeshjes me Sassuolon. Edhe Cancelo është një futbollist shumë cilësor, që na premton një tjetër ritëm loje. Do të ishte një zhgënjim nëse do largoheshin, por ka ende kohë dhe Ausilio po bën një punë të shkëlqyer për t’ia dalë t’i mbajë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...