Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zaniolo, çelësi për transferimin e Dzekos tek Interi

Inter dhe Roma i kanë lënë pas qëndrimet e kundërta dhe tashmë janë ulur në tavolinë për të folur për Edin Dzekon, tratativa për të cilin mund të mbyllet që këtë javë. Zikaltrit, të cilët e kanë gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët me sulmuesin, kanë ofruar 12 milionë euro, 2 më shumë se oferta fillestare. Por kjo shifër është e pamjaftueshme, ndonëse klubi kryeqytetas duket se do t’i ulë ndjeshëm pretendimet krahasuar me 20 milionë euro të kërkuara fillimisht për sulmuesin boshnjak.

Ideja e fundit është që Interi të heqë dorë nga përqindja që zotëron te kartoni i Zaniolos (15%) në rast të rishitjes së sulmuesit të ri italian. (Roma është në bisedime me Tottenhamin për ish-sulmuesin e ri të Interit).

20-vjeçari kaloi të Roma në kuadër të marrëveshjes që çoi Nainggolanin në Milano. Ky mund të jetë çelësi për të afruar palët.

Drejtuesit zikaltër po lëvizin për t’i dhuruar Contes “bomberin” e shumëpritur. Në të njëjtën kohë klubi milanez do të ofrojë 60 milionë euro plus bonuset për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, shifër që do të paguhet me keste në 3 vite.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...