Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Zaniolo drejt Turqisë, por vendos një kusht për të ardhmen

Nicolo Zaniolo duket se është i destinuar të transferohet në Turqi tek Galatasaray, si pasojë e faktit se sulmuesi ka mbyllur çdo raport me Romën dhe trajnerin Jose Mourinho. Me merkaton në kampionatet elitare që është e mbyllur, i vetmi opsion për lojtarin italian është transferimi në Superligën turke.

Zaniolo është dakord që të luajë për pjesën e mbetur të sezonit me Galatasarayn, megjithatë ajo që nuk pranon sulmuesi është klauzola. Te Galatasaray janë të bindur se nuk mund ta mbajnë gjatë në organikë një talent si Zaniolo dhe kërkojnë t’i vendosin një klauzolë të lartë për të përfituar maksimalisht kur ta shesin 23-vjeçarin. Por, ky fakt bën të druhet Zaniolon për shkak se sulmuesi nuk mund të rrezikojë të mbesë gjatë në Turqi.

Ai vijon të ëndërrojë për një transferim tek Milani apo edhe në Premier League aty ku janë disa klube të interesuara për sulmuesin. Bisedimet vijojnë dhe mbetet për t’u parë nëse Zaniolo dhe Galatasaray do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar në pjesën e dytë të sezonit aktual.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...