Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Zaniolo elozhe për Mourinhon: Na ka mësuar art, ai njeri di si fitohet!

Skuadra e Romës në këtë sezon fitoi një vëmendje të veçantë duke qenë se iu besua një mjeshtri si Jose Mourinho. Dhe, tekniku portugez pavarësisht problemeve në kampionat me ekipin që vështirë se mund ta mbyllë në vendin e katërt kampionatin, sërish i ka drejtuar verdhekuqtë në gjysmëfinalen e Conference League ku italianët luajnë shanset e tyre ndaj anglezëve të Leicester për të provuar më pas triumfin final në Tiranë.

Me Mourinhon në drejtim, edhe lojtarët besojnë më shumë te fitimi i një trofeu teksa së fundmi, në një intervistë për UEFA,Com, Nicolo Zaniolo thekson se trajneri portugez i ka mësuar artin e të mos u dorëzuarit kurrë.

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë, n aka mësuar artin e të mos u dorëzuarit kurrë. Tashmë, jemi një grup që luftojmë për njëri-tjetrin në fushë dhe nuk falim më asnjë centimetër me objektivin e vetëm për të arritur rezultatin.

Shpresojmë që nën drejtimin e tij të fitojmë diçka, prej ditës së parë që jemi takuar në Trigoria (qendra sportive e Romës) kemi punuar gjithnjë me këtë objektiv. Mourinho padyshim që di si të fitojë, këtë e ka treguar dhe besoj se më një si ai edhe ne kemi më shumë shanse të fitojmë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...