Futboll

Zaniolo i pafat, mbetet jashtë Europianit!

Nuk paska qënë e thënë që Nicolo Zaniolo të luante në kampionatin europian. Më 13 Janar të 2020-ës këputi liganemtin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, në atë kohë europiani ishte programuar për verën e 2020-ës dhe u duk se ylli i ri i Romës i tha lamtumirë kompeticionit, por ndodhi pandemia dhe Europiani u shty për në verën e vitit 2021, atëherë u ndezën shpresat e 21-vjeçarit. Fati nuk deshi sepse në shtator ai këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit tjetër dhe shpresat nisën të zhdukeshin, megjithatë në javët e fundit tek Roma ishte shtuar besimi për rikthimin e tij në fushë c’ka do t’i shtonte mundësinë për të qënë në Europian, por ky rikthim nuk po ndodh.

Mjeku që e ka operuar Christian Fink ka rekomanduar ende 3-4 javë punë individuale dhe më pas mund të nisë stërvitjen me grupin, por me të rinjtë, duke bërë që rikthimi në fushë me skuadrën e parë të Romës të jetë në batutat e fundit të sezonit, ndoshta në javën e fundit. Në këtë mënyrë shumë e vështirë, praktikisht e pamundur që Mancini ta përfshijë në listë. Nuk ishte e shkruar që Nicolo Zaniolo të luante në Euro 2020 dhe i duhet të presë Botërorin e Katarit për të debutuar në një kompeticion madhor me fanellën e Italisë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency